Bayern “nxjerr muskujt”, përmbysje spektakolare ndaj Lazios – kalon edhe PSG

Bayern Munich dhe PSG janë dy skuadrat e para çerekfinaliste për edicionin 2023-2024.

Skuadra bavareze triumfoi 3-0 në ndeshjen e kthimit në ‘Allianz Arena’ ndaj Lazios, duke bërë të pavlefshëm humbjen 1-0 në Itali, dy javë më parë.

Harry Kane ishte protagonist absolut me dy gola, në minutën e 39-të dhe 66-të, ndërkohë që goli tjetër u realizua nga Thomas Muller në kohën shtesë të 45 minutave të para.

Hysaj e ndoqi ndeshjen nga stoli, pasi nuk u preferua nga trajneri Sarri.

PSG fitoi 2-1 ndeshjen e kthimit kundër Real Sociedad, pasi kishe fitur 2-0 sfidën e parë.

Kylian Mbappe shkëlqeu me dy gola të shënuar në minutën e 15-të dhe 56-të.

Sulmuesi francez ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 11 asist në 32 ndeshjet e fundit në transfertë në Champions League. Merino në fund realizoi golin e vetëm për Sociedad.

Lajmet Bayern “nxjerr muskujt”, përmbysje spektakolare ndaj Lazios – kalon edhe PSG >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>