Bayer Leverkusen i rekordeve, 50 ndeshje pa humbje

Bayer Leverkusen fitoi 0-5 kundër Bochum dhe e dërgon në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Kampionët e Bundesligës dhe finalistët e Europa League kanë 362 ditë pa humbje, teksa disfata e fundit vinte një vit më parë, pikërisht kundër Bochum.

Schick, Boniface, Adli, Stanisic dhe Grimaldo ishin autorët e golave, ndërsa “Aspirinat” nuk iu ndanë ‘vesit’ dhe shënuan golin e 18-të sezonal në shtesë.

Tri pikë edhe për Bayern Munich që mundi 2-0 Uolfsburgun, duke harruar eliminimin nga Champions League. Zvonarek, djaloshi i ri debutoi me gol te bavarezët, ndërsa Goretzka shënoi të dytin.

Fitore edhe për Hoffenheim në transfertë, pas fitores 0-6 kundër Darmstadit të Klaus Gjasulës. Mesfushori i Kombëtares luajti 45 minutat e dyta dhe u ndëshkua me karton të verdhë, teksa Darmstadt sezonin e ri do jetë pjesë e Bundesliga 2.

Lajmet Bayer Leverkusen i rekordeve, 50 ndeshje pa humbje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>