Bastisja në shtëpinë e Sylejman Selimit / Qerkini: Janë kërkuar prova që lidhen me pengim të drejtësisë

Avokati Artan Qerkini ka konfirmuar bastisjen në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por se bastisja është kryer meqë mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

Lexo edhe:

Batisje te shtëpia e Sylejman Selimit

“Sic edhe keni raportuar, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e z.Sylejman Selimi. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhërit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha Qerkini para gazetarëve.

Ai pati vërejtje lidhur me urdhrin për bastisje.

“Ne i kemi disa vërejtje në vetë urdhërin. Mendojmë se nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore e për më shumë i cënon edhe disa drejta kushtetuese të personave sepse nuk mund të cënohet privatësia e një personi me urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusine e personit të dyshuar”, tha Qerkini.

Lajmet Bastisja në shtëpinë e Sylejman Selimit / Qerkini: Janë kërkuar prova që lidhen me pengim të drejtësisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>