Bastiset një objekt në qendër të Prishtinës, Prokuroria jep detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë dalë me një komunikatë  të përbashkët për një bastisje që e kanë kryer në një objekt në qendër të Prishtinës.

Në komunikatë thuhet se ka dyshime qe në atë objekt janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.”

Prokuroria dhe Policia kanë thënë se për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftojnë me kohë.

Lajmet Bastiset një objekt në qendër të Prishtinës, Prokuroria jep detajet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>