Bashkimi fiton derbin kosovar në Ligën Unike

Bashkimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultat 65:71 (18:15, 13:18, 13:20, 20:18), në xhiron e shtatë të Ligës Unike të femrave.

Skuadra prizrenase parakaloi në renditje me katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinaset kanë tri fitore e katër humbje.

Prizrenaset e nisën ndeshjen më mirë me epërsi 5:12, por tetë pikë radhazi nga vendaset bënë që të kalojnë në epërsi 13:12, ndërsa çereku i parë përfundon 18:15. Bardhekaltrat e nisën periudhën e dytë shumë më mirë, për të kaluar në epërsi 25:16, megjithatë, prizrenaset nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë afrohen në rezultat, ku pjesa e parë përfundon 32:33.

photo by: @Shpend Ahmeti

Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, duke krijuar epërsi prej dhjetë pikësh, 41:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 45:53. Dhjetë minutat e fundit ishin interesant, me kryeqytetaset që ngushtuan shifrat në 59:61, dhe luftuan deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit dhe Bashkimi triumfoi 65:71.

Sërish më e dalluara te Prishtina ishte Sarah Mgbeike me 15 pikë e 17 kërcime, ndërsa Agnesa Rrahmani shtoi pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Khadija Brown me 28 pikë e dhjetë kërcime, Aulona Muhadri me tetë pikë e 15 kërcime dhe Arbnore Përquku me 16 pikë e nëntë kërcime.

Lajmet Bashkimi fiton derbin kosovar në Ligën Unike >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!