Bashkimi Evropian e dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë

BE-ja e dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë: Të hetohet ky krim i neveritshëm.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar në emër të BE-së për plagosjen e djeshme në Shtërpcë.

Stano tha se BE-ja e dënon me vendosmëri plagosjen e dy të rinjve serbë dhe ka kërkuar nga autoritetet e vendit të hetojnë plotësisht, sipas tij, këtë krim të neveritshëm.

“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të ushtrohet. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano në Twitter.

Kujtojmë se njëri nga të plagosurit është 11-vjeç dhe tjetri 21. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra.

Ndërkaq, menjëherë pas këtij incidenti banorët e këtij fshati kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste duke vendosur goma.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!