Basha takohet me Konjufcën: Bashkërendimi mes shqiptarëve, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Në Asamblenë e Këshillit të Evropës Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Lajmin e bën me dije vetë Basha.

“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, u shpreh Basha në rrjetet sociale.

“Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, shtoi Basha.

Lajmet Basha takohet me Konjufcën: Bashkërendimi mes shqiptarëve, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>