Basha: Jetike të ndalen duart e pista që duan të vënë në kontroll SPAK-un

Në një postim në platformën X, kreu i PD-së, Lulzim Basha, shkruan se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.

Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un” – shprehet kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Komenti i Bashës i referohet daljes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, i cili, u mundua të justifikonte arrestimet e vartësve të tij, duke hequr një paralele të ngjashme me atë të ministrave të Edi Ramës.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës:

Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un.

Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.

Lajmet Basha: Jetike të ndalen duart e pista që duan të vënë në kontroll SPAK-un >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>