Baroni i drogës Gëzim Çela lihet në burg, “kyç” gojën në seancë

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, i ekstraduar nga Kosova të enjten.

“Baroni i drogës” mësohet se ka kyçur gojën në seancë dhe nuk ka deklaruar asgjë.

Gëzim Cela ka nisur të shlyej edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda më 7 dhjetor 2015.

Në atë kohë Çela është dënuar për trafik droge me 10 vjet e 8 muaj burg.

Për Çelën, SPAK ka të hapur edhe hetim për origjinën e pasurive të tij, të cilat dyshohen nga trafiku i drogës.

Ndërkohë, mbrojta kërkoi arrest në shtëpi për Çelën me pretendimin se nuk ka prova, por GJKKO nuk e pranoi.

Lexo edhe:

VIDEO/ Ekstradohet nga Kosova “baroni” i drogës Gëzim Çela, RENEA “blindon” Morinën

Lajmet Baroni i drogës Gëzim Çela lihet në burg, “kyç” gojën në seancë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>