Bardhi paralajmëron hetim parlamentar për mbetjet toksike

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi paralajmëron hetim parlamentar për çështjen e dy anijeve që dyshohet se transportuan ngarkesë me mbetje toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës.

Në reagimin e tij në “Facebook”, Bardhi thotë se nëpërmjet hetimit parlamentar do të zbardhet roli i çdo institucioni që sipas tij, është përfshirë në këtë çështje.

Bardhi thotë tha se, afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD thekson se përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore.

Sipas Bardhit prej kohësh Porti i Durrësit nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore, por nga krimi i organizuar.

Lajmet Bardhi paralajmëron hetim parlamentar për mbetjet toksike >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker