Bardhi i përgjigjet Veliajt: Do vijë dita që shërbimet shëndetësore do i marrësh nga Spitali i Burgut

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, pas deklaratëve të këtij të fundit ku i kujtonte akuzat ndaj Flamur Nokës për vilën 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit.

Bardhi ka shkruar në reagimin e tij se nuk do të jetë e largët dita kur shërbimet shëndetësore do t’i marrë në Spitalin e Burgut.

Deri atëherë thekson Bardhi, duhet t’u japë llogari qytetarëve të Tiranës, pse milionat e buxhetit të tyre shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

“Ditën që Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erjon Veliajn për aferën 22 milionë euro të kompanisë “5D-rejtora”, ky i fundit njoftoi se ishte shtruar në QSUT për një ndërhyrje shëndetësore. Nuk do jetë e largët dita ku do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga Spitali i Burgut!

Deri atëherë, në vend të fjalëve boshe, në vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Edhe pse ishte në dijeni, e mohoi publikisht këtë skandal prej 1 viti tani, duke u përpjekur ta mbrojë publikisht. Fshehja ndaj së vërtetës të bën të mjerë dhe mjerimi sot ka emrin e Kryebashkiakut 5D të Tiranës.

Kërkesa e sotme e qytetarëve të Tiranës për largimin e tij nga zyra e qytetarit të parë të kryeqytetit është legjitime. Askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve, nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë. Hajnat dhe abuzuesit me detyrën e kanë vendin në burg”, reagon Bardhi.

Lajmet Bardhi i përgjigjet Veliajt: Do vijë dita që shërbimet shëndetësore do i marrësh nga Spitali i Burgut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>