Barcelona padit La Ligan

Barcelona ka nisur një padi në drejtim të La Ligës pasi që ju ndalua rritja e pagave, 18 muaj pasi që refuzoi një marrëveshje që do ua lejonte atyre këtë ndryshim

Më 2021, Blaugrana u largua nga “La Liga Boost” – një marrëveshje me CVC Capital Partners e cila bëri që ata të marrin një injektim të madh financiar në futbollin spanjoll që vinte në këmbim të sponsorëve dhe të drejtave televizive. 37 nga 42 klube e nënshkruan atë, duke bërë që marrëveshja ztë kalonte me lehtësi relative. Si pjesë e kësaj marrëveshje, klubet do të lejoheshin që të rrisin pagat e futbollistëve dhe stafit deri në 15 për qind.

Por, Barcelona pasi refuzoi këtë rritje vendosi për një masë tjetër ekonomike duke shitur “levat ekonomike të saj”, e cila gjë bëri që asaj t’i ndalohet rritja. Në kundërpërgjigje, klubi ka paraqitur ankesë ligjore, duke sugjeruar që La Liga po ia ndalon atyre rritjen e pagave që ata mos të mund të konkurrojnë me klubet rivale.

Barcelona doli nga problemet financiare vitin e kaluar, duke shitur të drejtat e emrit dhe televizive në mënyrë që të gjenerojë para për të nënshkruar futbollistë dhe regjistruar ata. Por, rrjedhja e parave po vazhdon dhe marrëveshja me CVC do t’i jepte Blaugranas një shtysë të madhe që të bëhet një fuqi shpenzuese vitin e ardhshëm.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas kohëve të fundit ka kritikuar Presidentin e Barcelonës, Joan Laporta për ankesat rreth avantazhit garues të Barcelonës, ku kanë pasur debat publik në Twitter.

“I dashur Laporta, po ua tregoj të drejtat televizive për Barcelonën në krahasim me klubet e Premier Ligës. Ju jeni po aq konkurrues. La Liga fiton më pak para, ju fitoni më pak së klubet më të mëdha të Premier Ligës. Duhet të informoheni para se të kritikoni”.

Klubi pritet që të bëjë më shumë lëvizje financiare në muajt në vazhdim pasi që ata dëshirojnë të kthehen në maje të futbollit europian përsëri./Rahoveci INFO/

Lajmet Barcelona padit La Ligan >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!