Barcelona kalon në çerekfinale, Yamal e Raphinha me super paraqitje

Barcelona mposhti Benfican me rezultat 3 me 1 në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Në pjesën e parë të ndeshjes u shënuan gjithësej katër gola, 3 nga Barcelona dhe 1 nga Benfica.

Raphinha shënoi për Barcelonën duke e kaluar ekipin e tij në epërsi për 1 me 0, por pas 3 minutash lojë ishte Nicolas Otamendi që barazoi rezultatin në 1 me 1. Lamine Yamal në minutën e 27 shënoi një gol fantastik duke kaluar ekipin e tij Barcelonën në epërsi për 2 me 1. Raphinha shënoi golin e dytë të tij në ndeshje dhe të tretin për Barcelonën po në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Barcelona vetëm menaxhoi lojën, ndërsa munguan dukshëm edhe rastet e shënimit. Barcelona tani pret në çerekfinale fituesin e takimit, Borussia Dortmund – Lille.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker