Barça nuk mori penallti menjëherë, asistenti i Flick theu iPad-in në shenjë proteste

Barcelona mposhti Celta Vigon në xhiron e 32-të të kampionatit spanjoll me rezultat 4:3.
Ferran Torres, Dani Olmo dhe Raphinha shënuan për skuadrën nga Camp Nou, ndërsa për Celta shkëlqeu Borja Iglesias duke shënuar het-trik.
Raphinha shënoi dy gola, përfshirë një penallti në minutën e 98-të, e cila i dha Barcelonës tri pikë të tjera.
Tabela e rezultateve tregonte 3:3 deri në kohën e fundit dhe më pas Dani Olmo u rrëzua në zonën e penalltisë së Celta.
Megjithatë, arbitri kryesor i ndeshjes, Mario Melero Lopez, nuk e akordoi menjëherë penalltinë, gjë që shkaktoi një reagim nervoz nga stoli i Barçës.
Një prej ndihmësve të Hansi Flick-ut hodhi iPad-in që mbante në dorë në shenjë proteste, por pas reagimit të sallës VAR, u dha një penallti.
Raphinha ishte preciz nga pika e bardhë për festën e madhe të Barcelonës.