Barazimi me Ballkanin, tifozët e Astanas të pakënaqur me ekipin

Tifozët e Astanas kanë bërë një reagim të ashpër pas barazimit pa gola të ekipit të tyre kundër Ballkanit në Ligën e Konferencës në duelin e luajtur në Kazakistan.

Sipas tyre, Astana nuk e ka merituar as barazimin, pasi Ballkani ishte superior dhe ka mundur ta fitojë ndeshjen.

Madje, ata kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Grigory Babayan.

“Astana po i humb tifozët. Ndeshja me Ballkanin nuk ia ka vlejtur të shikohet. Ne nuk kemi mundur të bëjmë asnjë gjuajtje në portë. Legjionarët të gjithë janë sikur drunj. Ne nuk e merituam fitoren. Të gjithë shkoni në pushime dhe mos u poshtëroni më. Babyan jashtë! Me një paraqitje të tillë poshtëruese, ne ishim me fat që nuk pranuam gol”, thuhet në reagimin e tifozëve të Astanas.

Lajmet Barazimi me Ballkanin, tifozët e Astanas të pakënaqur me ekipin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>