Banorët serbë bllokojnë rrugën që dërgon në Leposaviq, kundërshtojnë ndërtimin e bazës kufitare

Rruga e fshatit Dren, e cila të dërgon në Leposaviq raportohet se është bllokuar nga disa banorë serbë të kësaj zone.

Siç raporton nga vendi i ngjarjes gazetari Venhari Isufi për gazetën online Reporteri, kjo bllokadë e rrugës nga ana këtyre banorëve serbë vjen pasi në këtë fshat ka nisur ndërtimi i një baze të re kufitare të Policisë së Kosovës.

Për ndërtimin e saj, para pak muajsh Qeveria e Kosovës ka shpronësuar disa toka në veri te Kosovës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!