Ballkani udhëton drejt Kazakistanit, e pret dueli me Astana-n

Kampioni i Kosovës këtë të enjte do të përballet në udhëtim me Astana-n në kuadër të xhiros së katërt të grupit C në Ligën e Konferencës.

Klubi nga Suhareka përmes një njoftimi, ka bërë më dije skuadra e Ballkanit sot do të niset drejt Kazakistanit.

“Kemi hyrë në javën ku do të zhvillojmë një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në UEFA Europa Conference League. Të enjten në ‘Astana Arena’ e zhvillojmë përballjen e dytë ndaj Astanas, në kuadër të rrethit të katërt në grupin C. Skuadra niset sonte për Kazakistan, kurse ndeshja zhvillohet më 9 nëntor me fillim në orën 16:30 me kohën tonë, derisa në 21:30 me orën lokale në Astana”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Astanës ishte mbyllur me fitoren e skuadrës nga Kazakistani (1-2).

Lajmet Ballkani udhëton drejt Kazakistanit, e pret dueli me Astana-n >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>