Ballkani merr fitoren e parë në kualifikimet e Champions League
Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani, e ka nisur me fitore fushatën kualifikuese në Champions League duke triumfuar ndaj skuadrës nga Andorra, UE Santa Coloma.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Ilir Daja.
Armenët kaluan të parët në epërsi me golin e El Ghazoui në minutën e njëzet e dytë.
Megjithatë, Ballkani ia ka dalë ta barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë me një penallti të realizuar nga Emerllahu.
Goli i fitores për skuadrën kosovare erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas një asistimi nga Kryeziu, ishte Karrica ai që gjeti rrjetën.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.
Lajmet Ballkani merr fitoren e parë në kualifikimet e Champions League >> Rahoveci INFO.