Ballkani-Gjilani, formacionet zyrtare

Në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot do të zhvillohet derbi ndërmjet Ballkani dhe Gjilanit.

Kampioni në fuqi vjen në këtë sfidë pas barazimit me Dukagjinin në Klinë dhe është në kërkim të tri pikëve të reja. Nga ana tjetër, Gjilani vjen në këtë ballafaqim pas triumfit 2-1 ndaj Llapit dhe po kërkon të vazhdojë me ecuri pozitive për ta rikthyer në binarë ecurinë negative të fillimit të këtij edicioni.

Kjo ndeshje nis nga ora 13:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Jashanica, Potoku, Smajli, Halili, Emerllahu, Ismajlgeci, Ribeiro, Tolaj, Hamidi, Adetunji

Gjilani: Haxhihamza, Thaqi, Roganovic, Jamal, Ibrahimi, Shabani, Bilali, Rrahmani, Basa, Bilalli, Jarovic.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker