Ballkani dhe Prishtina ndahen baras, suharekasit barazojnë në fund të ndeshjes

Ballkani është ndalur në barazim 1-1 ndaj Prishtinës në Suharekë.
Golat e takimit i realizuan Leotrim Kryeziu për Prishtinën dhe Albion Rrahmani për Ballkanin.
Kryeziu shënon në pjesën e parë, kurse Rrahmani në të dytën.
Ballkani ndodhet në vend të dytë në renditjen tabelare me 63 pikë, tri më pak se lideri Drita.
Prishtina pozicionohet në vend të katërt me shtatë pikë prapa Gjilanit dhe shpreson për një vend në garat evropiane.
Lajmet Ballkani dhe Prishtina ndahen baras, suharekasit barazojnë në fund të ndeshjes >> Rahoveci.INFO.