Balla njofton shkrirjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) – Struktura e re që do të krijohet

Shkrihet reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Një vendim të tillë e njoftoi ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një interviste televizive. Ai tha se FNSH do të zëvendësohen me një strukture të re të policisë, që do të quhet ‘Forca Kombëtare e Sigurisë Publike’.
Ministri sqaroi në Real Story se nuk do të ketë dy polici, por do të jetë një strukturë e re brenda Policisë së Shtetit.
Pjesë nga diskutimi:
Taulant Balla: Dua ta ndaj me publikun, krijimin e një force të re që quhet Forca Kombëtare e Sigurisë Publike. Kjo do të jetë një strukturë e re brenda policisë së Shtetit.
Pyetje: Është një farë xhandarmërie?
Taulant Balla: Që kur erdhëm në drejtimin e vendit kemi pasur diskutime, natyrshëm, ka një dallim. Është brenda strukturës së Policisë së Shtetit pra, ne nuk do krijojmë dy polici. Kemi vetëm një dhe brenda saj një pjesë e forcave, si për shembull FNSH, tashmë duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe nuk do kemi më Forcën e Ndërhyrjes së Shpejtë por do kemi Forcën Kombëtare të Sigurisë.
Pyetje: Pra, FNSH do kthehet në…
Taulant Balla: Jo vetëm FNSH, do futen edhe struktura të tjera, ku përjashtohet RENEA. RENEA do vijojë siç është, është histori e madhe suksesi. Agjencitë homologe, si Gjermania zhvillon në mënyrë të vazhdueshme stërvitje me forcat tona të RENEA-s. Dhe jo pa qëllim zgjodha këtë repart, që është një repart elitë për të bërë edhe analizën e sezonit turistik, të 100 ditëve të mia në krye të Ministrisë. RENEA është krenaria e Policisë së Shtetit, ajo që lidhet me Forcën Kombëtare të Sigurisë, po ju marr një shembull. Është e pamundur që Policia vendore e Sarandës të përballojë një sezon turistik me forcat e veta. Na ka ndodhur, si komisariatin e Krujës, apo raste të tjera ku na është dashur që të ndërhyjmë me dorë të fortë për të vendosur rendin dhe ligjin. Atëherë, Forca Kombëtare e Sigurisë pikërisht do të ketë.
Në momentin që familjariteti i tepërt i policisë vendore me elementët kriminale me problematikat e sigurisë, Forca Kombëtare e Sigurisë do të jetë një forcë, në drejtimin e drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit, që shkon dhe merr përsipër operacionet vendosjen e sigurisë publike, shtimin e forcave sa i përket ngjarjeve të mëdha.
Si në rastin e Samitit, që u përballua me shumë sukses. Kemi ngjarje dhe evente kombëtare si ndeshjet e futbollit, që besoj e keni parë se ka pasur një qasje të re. Sigurisht nuk kemi arritur atje ku unë dua të jemi me standartin që është e pafalshme që Shqipëria të ndëshkohet me gjoba sepse persona të papërgjegjshëm arrijnë të penetrojnë në perimetrat e sigurisë.
Balla theksoi gjithashtu se prioritet kryesor mbetet paketa e sigurisë në shkolla dhe goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ministri, teksa përmendi mbi 400 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, tha se lufta kundër trafikut drogës duhet të jetë më sistematike.
Ai vuri gjithashtu në dukje edhe faktin se gjatë këtij sezoni turistik, nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale të ndodhur ndaj një shtetasi të huaj. Kjo, siç shtoi ministri, e ka bërë Shqipërinë jo vetëm një destinacion turistik me natyrë dhe bregdet të veçantë por edhe një destinacion më të sigurt. Ministri shtoi më tej faktin se gjatë këtij sezoni turistik, nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale të ndodhur ndaj një shtetasi të huaj. Kjo, siç shtoi ministri, e ka bërë Shqipërinë jo vetëm një destinacion turistik me natyrë dhe bregdet të veçantë, por edhe një destinacion më të sigurt.
Lajmet Balla njofton shkrirjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) – Struktura e re që do të krijohet >> Rahoveci INFO.