Balje: S’kemi pasur asnjë takim me VV-në, formimi i komunës boshnjake kusht për këdo që e bën qeverinë

Kryetarja e Unioni Socialdemokrat (SDU) dhe deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka bërë të ditur se deri më tani nuk është takuar me asnjë parti politike lidhur me formimin e qeverisë as me Lëvizjen Vetëvendosje.

Balje tha për RTV21 se kushti i saj për të qenë pjesë e një qeverie me cilindo kryeministër është formimin i Komunës boshnjake.

“Nuk kemi vendosur ende brenda partisë s’kam pas asnjë takim me Vetëvendosjen, as me parti të tjera, duhet me u taku duhet me shiku me partinë dhe me marrë një vendim, s’kemi qëndrim ende. Për me fillu procesin për një komunë të boshnjakëve është në bazë të ligjit, dhe në bazë të ligjit secili kryeministër ka qenë i obliguar me u ulë me bisedu me neve me fillu ai proces deri më tani s’ka ndodh ajo. Tani pa marrë parasysh a pozita a opozita kush ka me bë qeverinë për mua e kanë kushtin njëjtë, është çështje nacionale e boshnjakëve dhe tani ka ardhur koha të realizohet. S’ka lidhje me asgjë është kërkesë tash 20 vite edhe është në ligj unë jam vetëm duke kërkuara të respektohet ligji secili kryeministër që ka me qenë. Unë se di kush ka me qenë kryeministër për neve komunitetin kush do që e bën qeverinë është në rregull por kushti është i njëjtë”, tha Balje për RTV21.

RTV21 kontaktoi edhe me deputetin e zgjedhur, Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane por ai tha se ende s’kanë një qëndrim sa i përket bashkëpunimit me partitë politike rreth formimit të Qeverisë. /RTV21/21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker