Balje: E di që është vendim kundër Qeverisë por do të votoj “pro” Trustit

Deputetët e LVV-së në Komisionin për Buxhet në mbledhjen e fundit nuk miratuan Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Pavarësisht kësaj, kjo nismë shkon në Kuvendin e Kosovës pa përkrahjen e Komisionit përkatës.

Ky Projektligj pritët të shkojë në Kuvend në seancën e parë të këtij viti.

Kështu ka njoftuar dje deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka dalë me qëndrim se është kundër tërheqjes së Trustit.

E një mendim ndryshe e ka deputetja e Grupit Multietnik, Duda Balje.

Ajo në një prononcim për Front Online thotë se do të votoj pro Trustit.

Balje ka treguar se në grupin e saj gjysma e deputetëve janë pro Trustit, e gjysma tjetër kundër.

“Unë do të votoj për Trustin, sepse jam duke e kuptuar gjendjen financiare dhe unë jam bashkë me qytetarët e di që është një vendim kundër Qeverisë por për këtë Projektligj unë do të votoj pro. Në grupin tonë parlamentar gjysma janë pro dhe gjysma kundër”, tha Balje.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar disa herë kundër kësaj nisme, duke thënë se paratë e Trustit janë për qytetarët kur të dalin në pension, e jo që t’i shfrytëzojnë ato mjete tash.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!