Bala: Dhuna në familje është më e pranishme sesa raportohet

Këshilltarja për adresimin e dhunës në familje në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlije Bala, tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave dhe dhuna me bazë gjinore është shumë më prezente në Kosovë krahasuar me numrin e raportimeve.

Duke folur në një intervistë në RTK, ajo është shprehur se edhe viti 2023 është karakterizuar me numër të madh të rasteve të raportuara si raste të dhunës në familje.

“Ne gjithmonë flasim me të dhëna zyrtare.Në  kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është edhe databaza e integruar e të dhënave sa i përket rasteve të raportuara. Deri më tani kemi pasur gjashtë institucione që kanë raportuar mbi rastet si Policia, Strehimoret, Prokuroria, Mbrojtësit e Viktimave, Qendra për Punë Sociale. Këtë vit kësaj databaze i janë shtuar edhe tri institucione tjera si Shërbimi Sprovues, Shërbimi Korrektues dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas”, tha ajo.

Përveç Ligjit për Ndihmë Juridike Falas, Bala theksoi se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë edhe një sërë iniciativash dhe veprimesh për luftimin e dhunës në familje.

“Ne si ministri e Drejtësisë udhëhiqemi nga Strategjia dhe Plani i Veprimit, dokument ky i cili rrjedh nga Konventa e Stambollit. Veprimet tona përfshijnë nivelin qendror dhe nivelin lokal dhe kanë katër objektiva strategjike dhe se institucionet kanë marrë veprime në zbatimin e këtyre objektivave. Është viti i dytë i kësaj strategjie dhe sivjet do të bëhet edhe vlerësimi i saj”, është shprehur Bala.

Ajo sqaroi se në vitin 2023 kanë ndërmarrë edhe masën e punësimit të viktimave të dhunës në familje.

“Nëse i referohemi statistikave dhe numrit të viktimave kryesisht është një numër shumë i madh i grave dhe vajzave, por edhe i burrave dhe i djemve që aspektin e punësimit e kanë të pazgjedhur”, ka thënë ajo.

Krahas fokusit për viktimat e dhunës në familje, Bala thekso se gjatë vitit 2023 janë fokusuar edhe tek trajtimi i kryerësve të dhunës në familje.

“Ne duhet të punojmë me dy kategoritë, në njërën anë trajtimin dhe rintegrimin e viktimave, por edhe të kryerësve të dhunës në familje”, ka nënvizuar ajo.

Lajmet Bala: Dhuna në familje është më e pranishme sesa raportohet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>