Bajrush Morina: Mbahu Kosovë e mos ke frikë se ke Trumpin në Amerikë!

 

Lexova një lajm se serbët e veriut paskan festuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Absurde: Serbët e veriut festojnë e shqiptarët e Kosovës kanë “frikë” nga zgjedhja e Trumpit president në Amerikë?
Çfarë të keqe u ka bërë shqiptarëve të Kosovës Donald Trump gjatë mandatit 2000-2024?
Asnjë të keqe!
Madje Trump ka bërë dy të mira historike për Kosovën!
Gjatë mandatit të tij presidencial është lejuar transformimi i FSK në Ushtri të Kosovës pa patur nevojë për ndryshime kushtetuese.
E gjithë Evropa dhe vendet e tjera të Aleancës së NATO-s kanë qenë kundër.
Trump tha: Formojeni Ushtrinë e Kosovës!
Trump është i vetmi president i SHBA ve që ka siguruar një njohje të Kosovës përmes një thirrje telefonike. Dhe jo gjithfarë njohje: Njohje nga shteti i Izraelit, shtet shumë i rëndësishëm në gjeopolitikën botërore!
Njohje nga Shtëpia e Bardhë!
Njohje e vetme në këto 10 vjetët e fundit!
Pastaj, cka ka përfituar Kosova gjatë mandatit Biden!?
Letra përkrahëse, fjalë, deklarata, emisarë të pafuqishëm, bisedime të pafund!
Cka ka bërë Kosova gjatë mandatit Trump?
Ka acaruar raportet, ka detyruar ambasadorët amerikanë në Kosovë e Serbi të hedhin kritika e deklarate tepër shqetësuese për vendin, ka ofenduar sekretarin Blinken duke e quajtur “naivë” dhe në fund asgjë konkrete!
Prandaj, mbahu Kosovë e mos ke frikë se ke Trumpin në Amerikë!

Lajmet Bajrush Morina: Mbahu Kosovë e mos ke frikë se ke Trumpin në Amerikë! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker