Bajrush Morina: Ka nje Sherif të ri në Shtëpinë e Bardhë: Ai është Donald Trump!

ka me shume se 3 dekada qe jane folur e perfolur teori e deklarime politike e diplomatike, nga vete zyrtare e diplomate amerikane e pothuaja nga te gjithe lideret politike e institucionale te Kosoves, “…pavaresisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale, State Departmenti amerikan nuk ndryshon qasjen ndaj rajonit ne Ballkan e posaçerisht ndaj Kosoves”.
Qe ironia te jete me e madhe, ketij “kori diplomatik” i jane bashkuar edhe analiste e opinioniste nga Prishtina e Tirana te cilet Shtepine e Bardhe e kane pare veç n’televizor!
Çeshte e verteta, nje teori te tille diplomatike e politike, sidomos ne raport me Kosoven, ne keto 3 decenie te fundit, e kane ndertuar vete presidentet amerikane, republikane e demokrate.
Bushini vjeter ia ka caktuar “vijat e kuqe” Milosheviqit, Clinton e ka bombarduar Serbine, Bushi i ri e paralajmeruar dhe njohur Kosoven eti.
Pra, presidente amerikane, republikane e demokrate e kane projektuar dhe realizuar Lirine dhe Pavaresine e Kosoves dhe kjo eshte nje e vertete e madhe.
Por, kete teori te argumentuar e ka permbysur presidenti aktual Donald Trump.
Ne fakt, ne rastin e Kosoves, Trump ka dy merita te medha per Kosoven: Ne mandatin e tij te pare eshte lejuar transformini i FSK ne Ushtri te Kosoves si dhe i ka sjelle njohjen e fundit shtetit te Kosoves nga Izraeli.
Por, qasja e Trumpit ndaj luftes ne Lindjen e Mesme, propozimi i tij per “pastrimin” e me pas rindertinin e Gazes, qasja ndaj luftes ne Ukraine, apetitet e tij per “aneksin” te Kanades, Grenlandes e Kanalit te Panamase, jane shenja se “Ka nje sherif te ri ne Shtepine e Bardhe!”.
Por Trump nuk ndalet me kaq. Ai ka “trazuar” edhe administraten amerikane. Po e mbyll USAID-in, organizaten me te madhe boterore humanitare. Ka kercenuar qindra e mijera punonjes federale se do t’i largoje nga puna nese nuk raportojne per punen e tyre cdo jave, etj etj.
Sherifi i ri i Shtepise se Bardhe nje dite do t’i rikthehet Kosoves!
Mbase nuk t’i prese ne Zyren ovale asnje bga “zelensket” e vegjel te rajonit, perkatesisht te Kosoves, por mos te habitemi qe Granell nje dite mund te sjelle Zarfin e Trumpit ne Prishtine!
E ne kete zarf mund te kete emra te rinj “Non gratta” – qarkulloine 3 emra!!
Por mund te kete edhe gershere dhe projekte qe do ta ndryshojne harten gjeopoltike ne Ballkan!
Kosova, Bosnja e Serbia nuk do te konsiderohen perjetesisht vatra te krizave ku ushtaret amerikane do te bejne roje per parandalimin e konflikteve ne keto 3 shtete.
Me konkretisht: Paramendoni qe ne Zarfin e Sherifit Trump mund te jete edhe nje aneks i tille: Nenshkruaje Marreveshjen ose terheqim ushtaret amerikane nga Kosova!
Aman, mos thuani se kjo nuk do te ndodhe!
There is a new Sherif in Whitte House!
Lajmet Bajrush Morina: Ka nje Sherif të ri në Shtëpinë e Bardhë: Ai është Donald Trump! >> Rahoveci INFO.