Bajrush Morina: … E tash, a jemi me Ukrainën apo me Amerikën?

 

Biseda “e nxehtë” mes presidentit ukrainas Zelensky dhe atij amerikan Trump ka prodhuar debate e komentime politike e mediale anembanë botës.

Veç Prishtina zyrtare ka heshtur!

“Qele gur gojën”  as presidentja Osmani e as kryeministri Kurti! Madje as liderët opozitarë nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

Ka reaguar vetëm ish-kryeministri Hoti duke apeluar për rikthim të vëmendjes kah Shtëpia e Bardhë.

Ka patur edhe reagime mediale të gazetarëve e opinionistëve nga Kosova.

Por cila ëahtë arsyeja e heshtjes zyrtare të Prishtinës!?

 

Epo, janë disa prej tyre!

Ka 3 vjet që ka filluar lufta ne Ukrainë dhe ka 3 vjet që herë Vjosa e herë Albini që e dënonin agresionin rus dhe solidarizoheshin me Ukrainën.

Selia e Qeverisë vishej me flamurin e Ukrainës.

“Ukrainë, jemi me Ju!”

Kosova u tregua humanitare dhe strehoi disa gazetarë ukrainas.

Deri këtu krejt është ne rregull.

“Miku i armikut tim është armik edhe imi!”

Me Ukrainën e kundër Rusisë u solidarizua krejt bota!

Kosova ka pasë shumë arsye që të rreshtohet kundër Rusisë e pro Ukrainës.

 

Por, gjërat kanë ndryshuar me ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë e sidomos pas “debatit të nxehtë” ne Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trump!

Tash shtrohet pyetja, e jo dilema se kah t’ia mbajë Kosova?

Ukraina nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.  Nesër mund të bëhet anëtare e BE-së dhe nuk ka dhënë shenja se do të rreshtohet pro Kosovës!

Amerika është aleati dhe shteti ku është projektuar e realizuar Liria e Pavarësia e Kosovës!

Në Shtëpinë e Bardhë e jo në Kiev është  pritur me nderime të larta shtetërore presidenti Rugova!

Nga Shtëpia e Bardhë e jo nga Kievi është dhënë urdhri për bombardimin e Serbisë.

Nga Shtëpia e Bardhë e jo nga Kievi është dhënë lajmi se “Kosova e shpalli Pavarësinë dhe ne e njohëm!”

Pra të gjitha rrugët e Lirisë e Pavarësisë së Kosovës na qojnë drejt Shtëpisë së Bardhë e asnjë rrugicë drejt Kievit!

Këtë hamendje dhe “udhëkryq” të relacioneve Kosovë-Amerikë e kanë krijuar vetë liderët institucionalë të Kosovës duke bërë “gara ndërkombëtare” se cili më i pari do ta dënojë Rusinë e do të solidarizohet me Ukrainën.

Dhe kjo “garë” nuk po ndodhë për herë të parë!

Për dekada të tëra jemi solidarizuar me palestinezër dhe kemi shprej mllef e urrejtje kundër Izraelit, në ndërkohë që ambasadori palestinez në Beograd deklaron se “Kosova është pjesë e Serbisë” ndërkaq njohja e fundit e shtetit të Kosovës ka ardhë nga Izraeli!

Me Ukrainën apo me Amerikën mund të shtrohet si pyetje për debate politike e mediale por jo si dilemë!

Me Amerikën është e lidhur e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e Kosovës.

Me Ukrainën na lidh solidarizimi dhe rrështimi anti Rusi dhe asgjë më shumë!

Prandaj nuk duhet të ketë asnjë dilemë për Kosovën dhe popullin e Kosovës: Amerika e para!

 

Lajmet Bajrush Morina: … E tash, a jemi me Ukrainën apo me Amerikën? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker