Bajrami u kërkon falje qytetarëve: Përgjegjësia duhet të kërkohet nga LVV-ja

Deputetja e LDK-së , Hykmete Bajrami pas seancës së Kuvendit ka thënë se përgjegjës për situatën në Kuvend është Lëvizje Vetëvendosje.
Ajo u ka kërkuar falje qytetarëve duke thënë se pengmarrja e initucioneve nga Vetëvendosje po i kushton qytetarëve.
Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh keqardhje qytetarëve të Republikës së Kosovës që Kuvendi me insistimin për kandidaturën e njëanshme është hera e gjashtë që zonja Haxhiu mori kësaj radhe vetëm 54 vota dhe ata insistojnë në këtë kandidaturë duke u mbledhur çdo 48 orë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është për një zgjedhje për të gjetur një zgjidhje kushtetuese, e cila respekton Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.”,, tha Bajrami.
“Ne njohim të drejtën e të parit për të propozuar, mirëpo kjo nuk do të thotë që ne e bartim votën tonë tek një subjekt tjetër, duke votuar sipas kërkesave të tyre. Pengmarrja e institucioneve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është duke iu kushtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, ata po përballen me probleme të ndryshme dhe askush ato nuk po i adreson.
Andaj përgjegjësia duhet të kërkohet pikërisht prej tyre, edhe një herë po e them që na vjen keq që ne në bazë të rezultatit natyrisht edhe vullnetit tonë, jemi pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpo pa dashje jemi pjesë e këtij teatri i cili tashmë po besoj që është bërë mjaft për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.”, shtoi ajo./21Media