Bajrami: Të hënën do e dërgojmë një kërkesë te ZRRE për anulimin e dy vendimeve për ngritjen e çmimit të rrymës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se deputetët do të dërgojnë të hënen kërkesë tek ZRRE për anulimin e dy vendimeve.
“Si deputet nënshkrues të hënën do e dërgojmë një kërkesë të ZRE për anulimin e dy vendimeve, anulimin e vendimit për të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e energjisë elektrike e cila ka rezultuar në ngritjen e çmimit të energjisë elektrike në 16.1%, në mënyrë që të ndalojmë një valë të re të inflacionit dhe gjithashtu vendimin tjetër për detyrimin e 1300 kompanive për të dalë në tregun e hapur, kinse ne tregun e lirë në tregun konkurrues i cili më lejoni të ju informoj që nuk egziston në Republikën e Kosovës”, tha ajo. /Rahoveci INFO