Bajrami: Rritja e pensioneve, tentativë me ble vota

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pensioneve. Deputetja e LDK-se, Bajrami thekson se rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë siç ka shkruar ajo me ble vota, ‘është skemë e korrupsionit publik’.

“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje. Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshëm sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, ka shkruar Bajrami.

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker