Bajrami ironizon me ministrin Murati: Pas Fondit Sovran bëhet edhe Banka Zhvillimore, mbahuni fort

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se “themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet”.
Ai e bëri këtë deklaratë teksa po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore që po mbahen në Washington D.C
Pas kësaj deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ironizoi me fjalët “mbahuni fort”.
Ajo tha se deri në ditën e zgjedhjeve, shumë gjëra do të ndodhin, por vetëm në Facebook.
“Pas ‘’Fondit Sovran’’ bëhet edhe ‘Banka Zhvillimore’. Mbahuni fort se prej sot deri me 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në Facebook.!”, ka shkruar Bajrami.