Bajrami e LDK-së: VV nuk është e interesuar që ta bëjë konstituimin e Kuvendit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës së 17-të të Kuvendit, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është absolutisht e interesuar që ta bëjë konstituimin e Kuvendit.
“Ne këtë e shohim indikacion shtesë që Lëvizja Vetëvendosje nuk është absulutikisht e interesuar që ta bëjë konstituimin e Kuvendit, dmth ata mungesën e institucioneve të Kuvendit dhe të qeverisë e kanë reduktuar në problem të mbledhjes çdo 48 orë, të deputetëve vetëm kjo është problemi i tyre do të thotë që për ne është problem të vijmë çdo 48 orë”, tha ajo.
Bajrami deklaroi se është fatkeqësi që për herë të 17-të nuk u arritë të lëvizet asnjë hap përpara.
“Normalisht që është refuzuar një kërkesë të tillë, unë bile ju thash që brenda 24 orëve ju mund të propozoni edhe 47 kandidatë të tjerë për të provuar secilin prej tyre se kush po i merr votat në mënyrë që të kalojmë në fazën tjetër me të vërtetë është fatkeqësi që për të 17 herë u mbledhëm dhe nuk arritëm të lëvizim asnjë hap përpara”, tha ajo. /Rahoveci INFO