Bajrami akuzon Kurtin për korrupsion: Ai është kryemashtrues

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është duke u përballur çdo ditë me debate të forta politike me njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fund të ditës së martë, Bajrami përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar në lidhje me një rast për të cilin është akuzuar nga kundërshtarët e saj politikë, për të cilin rast, Bajrami thotë se ka ndodhur më 2019, në një periudhë kur ajo ishte deputete e opozitës.

Tutje, Bajrami nga LDK ka akuzuar direkt kryeministrin Albin Kurti për përfshirje në korrupsion, duke e akuzuar se ai i di të gjitha që kanë ndodhur në qeverinë e tij.

Ky është postimi i plotë i deputetes Bajrami:

Prej që Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për tenderët njëburimorë, nga frika po dukeni edhe qesharakë.

Po me përflitni për një rast të vitit 2019, kohë kjo kur unë kam qenë në opozitë dhe MTI është udhëheqë prej Qeverisë PAN. Kurrë në jetë, as në cilësi të dëshmitares s’kam qenë e ftuar nga hetuesia për këtë rast (përkundër dëshirës së Hekuranit) sepse s’kam pasë asgjë të bëj me rastin.

Të gjithë ata që dëshirojnë me ditë e dinë se për këtë rast është dënu biznesmeni turk, Bahadir Aksoy, nga kompania “Universal Foods”, si dhe është bërë është bërë kompensimi i tërë dëmit në Thesarin e Republikës së Kosovës.

E ju piuna të Albinit Kurtit, të ligës së pestë, kish qenë mirë më tregu se qysh Albin Kurti, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, përkundër këtij rasti ka pranuar në takim vjehrrin e Bahadir Aksoy, Ahmet Çalikun, pronarin e kompanisë private turke “Çalik Holding”.

Të nderuar qytetarë,

Pa asnjë dyshim, Kryeministri Kurti është kryemashtruesi. Ai është i përfshirë edhe në korrupsion.

Albin Kurti ka qenë dhe është në dijeni prej ditës së parë për gjithë krimin dhe korrupsionin që është zhytë Qeveria e tij. Ai ka qenë dhe është në dijeni dhe ka raporte ditore për krimet e Martin Berishajt, për krimet e Nagip Krasnqit, për krimet me rezervën shtetërore dhe me korrupsionin e blerjes së librave, për grantet për familjarë.

Duke qenë në krye të Qeverisë, Albin Kurti i ka miratuar herë në heshtje e shpesh herë edhe publikisht, duke iu dalë në mbrojtje zyrtarëve të korruptuar.

Në kohën kur Prokuroria Speciale është duke hetu dhe zbulu gjithë krimin dhe korrupsionin, liga e pestë e piunëve të Albin Kurtit kanë nisur të bërtasin e piskasin. Po shpifin se hajnia është tjetërkund e jo të Albin Kurti, Nagip Krasniqit, Martin Berishaj, Rid Muharremi etj.

Tani më funksion të mbulimit të skandaleve e korrupsionit dolën dhe shpifën për diçka që ka ndodhur më 2019 e 2020, kur unë isha deputete e opozitës.

Por të vërtetën nuk mund ta heshtni, është më e zëshme se të gjithë ju bashkë.

Natën e mirë!

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker