Bajqinovci: Pse të lëshojmë pe, Haxhiu gruaja më e votuar

Deputet i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci ka thënë se partia ku ai bën pjesë e ka të drejtën ta propozojë kryetaren e Kuvendit.
Ai ka thënë se opozita duhet të reflektojë.
“Jo, absolutisht ne kemi treguar, kushtetuta e përcakton qartë që ne bëjmë propozimin dhe neve na takon andaj, unë mendoj që sot opozita duhet mos t’ia humb kohën për tetën herë, në fakt për gjashtën herë, sepse dy herë ishte problemi i betimit për deputetë, ku LDK-ja nuk e pranonte raportin, një raport të ndryshohet dhe unë mendoj që duhet të reflektojnë dhe mos ta humbin kohën e çmuar popullit të Kosovës dhe të votohet kryeparlamentarët dhe të zhbllokohen nisja për themelimin e institucioneve qendrore, në këtë rast të Qeverisë së Kosovës “, ka thënë Bajqinovci.
I njëjti po ashtu ka shtuar se Haxhiu është gruaja më e votuar në Vetëvendosje.
“Pse duhet me pasë ndryshim kur partia politike e Lëvizjeve Vetëvendosje ka fituar votat dhe Kryesia e partisë dhe grupi parlamentar janë që neve të na udhëheq Kuvendin e Kosovës gruaja më e votuar në nivel vendi, pse jeni kundër që të votohet Albulena, kur dihet se është gruaja më e votuar dhe, po ju e thatë pse nuk po lëshoni pe e pse s’po ju thotë, pse s’po ju thoni që edhe ata lëshojnë pe, por jo vetëm për neve, pra, ne po e ofrojmë personin i cili ka më shumë vota në nivel vendi sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje nga femrat në Kosovë.”, ka përfunduar Bajqinovci./21Media