Bad News Eagles mposhten në finale të turneut “ESL Challengers”, kjo është shuma e parave që fituan

Bad Neës Eagles janë mposhtur në finale të turneut “ESL Challengers”.
Ekipi kosovar u mposht nga skuadra Movistar Riders me rezultat 2:0 në map-a, shkruan Gazeta Express.
Në “Anubis”, MR triumfuan 16:10, kurse në “Ancient” 16:13.
Kësisoj, BNE nuk e arrin triumfin dhe kalimin në “ESL Pro League”, por i duhet të kënaqet me pozitën e dytë.
Si vend i dytë, Bad Neës Eagles fituan 20 mijë dollarë nga ky turne, kurse Movistar Riders 50 mijë dollarë dhe kualifikimin në ‘ESL Pro League”.
Lajmet Bad News Eagles mposhten në finale të turneut “ESL Challengers”, kjo është shuma e parave që fituan >> Rahoveci.INFO.