Babai i viktimës dyshohet se është dorasi! Vrasja në Tetovë mund të ketë ndodhur para dy ditësh?

Mbrëmjen e sotme një trup i pajetë është gjetur në “Bllok 70” në Tetovë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se babai me pushkë gjuetie ka vrarë djalin e tij.

TV21 mësoi se vrasja mund të ketë ndodhur para dy ditësh, pasi i ndjeri nuk është përgjigjur në telefon, pas çka një shok ka lajmëruar policinë.

Babai i dyshuar për vrasje është një 65-vjeçar, ndërsa viktima është një 39-vjeçar. Policia është në vendin e ngjarjes, ku edhe është gjetur arma ndërsa sipas informatave jozyrtare, babai është dërguar në spital, për shkak të gjendjes psikike.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker