Azizi: Qeveria është e vendosur të zbardhë të vërtetën e tragjedisë në Koçan

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Latifi Azizi në pres-konferencë për media të dielën tha se Qeveria e Maqedonisë është e vendosur për të zbardhur të vërtetën e tragjedisë në diskotekën “Pulse” në Koçan ku jetën e humbën 59 persona në mesin e tyre edhe të mitur dhe mbi 160 persona të tjerë të lënduar, transmeton TV21.
Azizi tha se hetimet për tragjedinë e Koçanit po vazhdojnë nga të gjitha institucionet përgjegjëse.
“Hetimet për këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë me përkushtim të plotë dhe me angazhim të madh nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Qeveria është e vendosur të zbardhë të vërtetën dhe të sigurojë që të gjithë ata që janë përgjegjës do të japin llogari për veprimet e tyre. Askush nuk do të mund të fshihet dhe drejtësia do të vihet në vend”, tha zëdhënsja e Qeverisë Venera Latifi Azizi.