Azemi: Pushteti po mbron mafinë energjetike

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se “dyshja famëkeqe”, ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqit, dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kanë qenë në krye të mafisë energjetike.

Ai, në një konferencë për media, ka thënë se vetë instalimi i Krasniqit në krye të KEK-ut ka qenë problematik.

Mirëpo, sipas tij, fatkeqësia më e madhe qëndron se edhe pas arrestimit të tij, “i madh e i vogël nga partia në pushtet e nga qeveria, i dolën në mbrojte atij duke u përpjekur ta shfajësonin”.

Ai ka theksuar se ndërprerja e bllokut A5 Termocentralin Kosova A i ka kushtuar Kosovës rreth një milionë euro në ditë, të cilën e sipas tij e ka ndërmjetësuar njeriu tjetër i pushtetit, ambasadori i Kosovës në Kroaci dhe “kryemafiozi i energjisë”, Martin Berishaj.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës këtë javë ngriti aktakuzë ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili u arrestua me 19 prill 2023. Siç e thotë aktakuza, ky njeri nga 15 tetori i vitit 2021 e deri më 19 prill 2023, kur edhe u arrestua, në cilësinë e personit zyrtar, ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Duhet ta themi se vetë instalimi i tij në krye të KEK-ut ka qenë problematik. Sepse këtë person aty e solli partia në pushtet, pasi dhe ai ishte drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje. Dhe ai erdhi në këtë pozitë nga Bordi i Përkohshëm, të cilin e kishte emëruar Qeveria Kurti”.

“Derisa kjo ishte e keqja e parë, fatkeqësia tjetër është se edhe pas arrestimit të Nagip Krasniqit, i madh e i vogël nga partia në pushtet e nga qeveria, i dolën në mbrojte atij duke u përpjekur ta shfajësonin. E mbronin dhe e mbrojnë ani pse e dinin se ky person dyshohej e akuzohej për negocimin e një tenderi sekret në vlerë prej 3.4 milionë eurove. Krejt kjo kur blloku A5 në Termocentralin Kosova A ishte ndërprerë, e në mënyrë të pakuptimtë shtyhej remonti i këtij blloku. E kjo i kushtonte Kosovës rreth 1 milionë euro në ditë duke blerë rrymë, të cilën e ndërmjetësonte njeriu tjetër i pushtetit, ambasadori i Kosovës në Kroaci dhe kryemafiozi i energjisë, Martin Berishaj, me të cilin, siç e dini, raportohej se Nagip Krasniqi takohej fshehurazi. E teksa me Martinin bëheshin pazare andej në dëm të KEK-ut e qytetarëve, pikërisht në KEK, janë negociuar e arritur plotë 113 tenderë sekret, në vlerë të mbi 100 milionë eurove”.

Sipas Azemit, kjo dyshe famëkeqe, Krasniqi dhe Berishaj, kanë qenë në krye të mafisë energjetike.

Ai ka thënë se transaksionet e llogarisë së Berishaj, mbi dhjetëra të tilla, që kapin vlerën e më shumë se 1 milion e gjysmë euro, u raportuan nga mediat sllovene.

“Kjo dyshe famëkeqe pra kanë qenë në krye të mafisë energjetike. Nagip Krasniqi duke u siguruar që të blihet energji elektrike madje në kundërshtim me ligjin e duke negociuar tenderë sekret me dosta të tij e të pushtetit, kurse kryemafiozi Martin Berishaj që shpërblehej me miliona euro nga GEN-i me seli te A’ në Beograd, duke ndërmjetësuar”.

“Po flasim për Martin Berishajn, të cilit jo ne, por mediat sllovene ia nxorën të dokumentuara dhjetëra transaksione që kapin vlerën e më shumë se 1 milion e gjysmë euro që u transferuan nga GEN-i i Beogradit në llogaritë e tij bankare. Për ata që i kanë harru, këto janë transaksionet. Martini, sikurse Nagipi, që të dy janë njerëz të pushtetit, që të dy shokë të Albin Kurtit që i vendosi aty. E fatkeqësisht, që të dy u morën në mbrojtje edhe nga ky i fundit”.

“Dhe ju e dini, që ky pushtet tek një vit pasi Nagip Krasniqi u arrestua, e liroi nga detyra dhe u hapën procedurat për zëvendësimin e tij. Sepse siç duket, një vit kanë pritur të gjejnë ndonjë hallkë brenda drejtësisë për ta kapur dhe ta shpejtojnë atë nga aktakuza, e rrjedhimisht ta kthejnë të njëjtin në krye të KEK-ut. Kjo skemë që në krye Nagip Krasniqin e Martin Berishajn është kriminale. Mbrojta e tyre nga pushteti, i bënë ata autorë e përgjegjës për gjithë këtë strukturë për këtë mafi energjetike”, ka thënë ai.

Lajmet Azemi: Pushteti po mbron mafinë energjetike >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker