Avokati serb: Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e ta ndihmojë Kosovën

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në një intervistë për Debat Plus, ka thënë se personalisht e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe se, sipas tij, një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe shteti i tij Serbia.

Sipas tij, është në interes të Serbisë që ta njohë dhe ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj ndërkombëtare.

Ai theksoi se pavarësia e Kosovës është tashmë një fakt i kryer.

“Jo vetëm që e pranoj pavarësinë e Kosovës, konsideroj që është në interes të Serbisë ta pranojë pavarësinë e Kosovës, e vetmja rrugë me të cilën është Serbia të shkojë është ta ndihmojë fqinjin Kosovën që të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Interesi natyror është që fqinji i tij të jetë i mirë… mendoj jo vetëm që e njoh pavarësinë e Kosovës, kjo është kryer që moti. Vendi im duhet ta ndihmoj Kosovën jo vetëm ta arrijë nivelin e plotë të pavarësisë, por ta ndihmojë dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”, tha ai.

Lajmet Avokati serb: Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e ta ndihmojë Kosovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>