Avokati Arsim Vranovci nga Gjilani me shumë miqë nga Bashkimi Evropian dhe Amerika 

Arsim Vranovci, avokat dhe biznesmen i suksesshëm nga Gjilani me cilësi lideri, kudo që përfshihet me punën e tij është i pa konkurrencë.

Zotëri Vranovci ka krijuar Këshillin e Bizneseve të Rajonit të Gjilanit ku patën marrë pjesë 504 kompani dhe shumë përfaqësues të ambasadave të huaja.

Ishte kjo ngjarje e jashtëzakonshme që kishte ndodhur në Gjilanin e Anamoravës së Kosovës.

Dhe atyre që ishin pjesë e kësaj ngjarje përmes video linkut iu adresua edhe deputeti i Parlamentit Evropian Zotëri, Lukas Mandl duke i inkurajuar bizneset se Kosova tashmë e ka të garantuar rrugën evropiane.

Ndërkaq pas disa muajve, me iniciativën e presidentit të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, avokatit, Arsim Vranovci, nga Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, deputeti i Parlamentit Ecropian, Likas Mandl, u shpall Doctor Honoris Causa. Një titull nderi që është i pari të cilin ky Universitet e jep. Dhe kjo përkon me thënien, “Shoku ndihmon shokun”!

I pyetur për lexuesit e portalit “Gjilani Info” avokati Arsim Vranovci, tha: “Dita kur Senati aprovoi kërkesën e tij, ishte ditë feste”.

Ai ka falënderuar për këtë rast rektorin Bajram Kosumi dhe prorektorin Dukagjin Leka si dhe gjithë senatorët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

“Ishte kjo ditë e veçante, sepse u nderua miku im i dashur dhe miku i Gjilanit dhe gjithë Kosovës. Nderimi i mikut tonë me këtë titull ishte nder edhe për mua, GRBC-në, Gjilanin dhe Kosovën” tha zotëri Vranovci.

Sipas tij, u tha se u nderua një personalitet i cili në çdo takim të Parlamentin Evropian dhe kudo ku është i pranishëm, Kosova është temë e fjalës së tij.

“Respekti që ai ka për Kosovën Evropiane më bënë krenar që kam një mik si ky”, theksoi Vranovci.

Ai tha se Eurodeputeti Mandl do ta pranojë titullin nga Universiteti Publik i Gjilanit më 27 janar 2023, kurse në të njëjtën ditë në mbrëmje Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit do të organizoj Gala Mbrëmje me mbi 1000 anëtarë të saj. Ndërkaq të njëjtën natë edhe do të shpallen kompanitë më të mira në Rajonin e Gjilanit, përfshirë: Gjilanin, Kamenicën, Vitinë dhe Novobërdën.

“Në po ketë ditë, Lukas Mandl do pranojë titullin e nderit edhe nga GRBC”, paralajmëroi zotëri Vranovci për lexuesit e portalit Gjilani Info .

Andaj te kesh një person si Arsim Vranovci është nder për qytetin e Gjilanit dhe Anamoravën dhe një thirje për kryetarin e Gjilanit për t’a shpallur qytetar nderi të këtij qyteti. /GJILANI INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!