Avokatët e Berishën braktisën seancën, GJKKO cakton avokat nga shteti, gjyqi vijon nesër në 10.00

Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha braktisën seancën ditën e sotme në GJKKO. Arsyet e këtij vendimi i bëri publike për mediat avokati Genc Gjokutaj.

Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtaren Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë materialin audio të seancës së kaluar. Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë për Berishën. Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguan. Mos më ndërprisni kur flas unë (u drejtohet gazetarëve)”, tha Gjokutaj.

Seanca më pas vijoi me një avokat të caktuar nga shteti. Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, u caktua nga gjykata në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha, njoftoi GJKKO.

Fillimisht, në një reagim për mediat, Gjykata konfirmoi rrëzimin e kërkesës së dy avokatëve, për ta dërguar çështjen në Kushtetuese, ndërkohë njofton se nga ana e Gjokutajt dhe Mëngjesit u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

Seanca rinisi pas dy orësh.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjjykata ka vendosur që të zëvendësojë avokatin, Artan Simonin për mbrojtjen e ish-Kryeministrit Berisha me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë që të njihet me aktet, duke e shtyrë vendimin për nesër. Shkak për këtë kërkesë të Prokurorisë mësohet se është bërë një postim i avokatit Simoni në rrjetet sociale kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Postimi u shpërnda në rrjetet sociale nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha.

GJKKO vendosi që seanca gjyqësore në ngarkim të Berishës të zhvillohet ditën e enjte në orën 10.00. Sali Berisha do të përfaqësohet sërish me një avokat nga shteti.

Vetë ish-kryeministri Berisha nuk u paraqit as ditën e sotme në GJKKO, e cila e ka thirrur që ta njohë me masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’.

Akuzat

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”. Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për ‘korrupsion aktiv’ dhe ‘pastrim parash’ . Dy ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milinë euro.

Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Lajmet Avokatët e Berishën braktisën seancën, GJKKO cakton avokat nga shteti, gjyqi vijon nesër në 10.00 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>