Avdyli pasi Kurti i dërgoi letër Abdixhikut: Marrëveshja s’është e pamundshme

Deputeti i grupit parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli tha se marrëveshja për koalicion qeverisës me LDK-në “nuk është e pamundshme”.

Pasi kryetari i LVV-së, Albin Kurti i shkroi letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke i kërkuar koalicion, Avdyli përmes një postimi në Facebook u shpreh se e sigurtë është që kur fiton Kosova, do të fitojmë të gjithë.

“Nëse e vendosim interesin e qytetarëve dhe vendit para interesit e fatit personal apo grupor, marrëveshja nuk është e pamundshme. E sigurtë është që kur fiton Kosova, fitojmë të gjithë. Alternativa e refuzimit e bllokimit, është rrugë pa krye. Për të gjithë. Pa dallim”, ka shkruar Avdyli. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker