Autoritetet shqiptare ndalojnë një shtetas rus të kërkuar nga Moska për “mashtrim”

Një gjykatë në Tiranë mori vendim të enjten për ta paraburgosur për 15 ditë një shtetas rus, në pritje të shqyrtimit të kërkesës së Moskës për ekstradimin e tij në Rusi për “mashtrim”.

Policia shqiptare tha se shtetasi rus Aleksander Bobovnikov, 57 vjeç, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, bazuar në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Moska.

Një seancë e re gjyqësore në lidhje me kërkesën e Moskës për ekstradimin e tij në Rusi pritet të mbahet pas 15 ditëve.

Avokati i Bobovnikov, Boris Hoffman, tha për gazetarët në Tiranë se klienti i tij udhëtoi ditë më parë nga Gjermania në kryeqytetin shqiptar së bashku me një grup miqsh.

Hoffman u shpreh i bindur se akuzat ndaj tij janë “politike dhe të pabazuara”, dhe se ato lidhen “me faktin se ai e ka kundërshtuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës”.

Ai nuk përmendi ndonjë dëshmi se akuzat ndaj tij kanë të bëjnë më kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Policia shqiptare nuk tregoi kur u arrestua saktësisht Bobovnikov, i cili është banor i Izraelit sipas saj, por ai doli para gjykatës në Tiranë të enjten.

Prokurori kishte kërkuar 40 ditë paraburgim për të, por gjykata vendosi për 15 ditë.

Një avokat tjetër mbrojtës, Ardian Visha, tha për mediat se Gjykata e Tiranës i kërkoi Ministrisë se Drejtësisë së Shqipërisë të shprehet nëse çështja ka natyre politike.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë çfarë provash kanë paraqitur lidhur me këtë, ai tha “vendimin e Gjykatës së Apelit të Firences, e cila për këtë shkak e ka refuzuar arrestimin/ekstradimin e tij”.

Lajmet Autoritetet shqiptare ndalojnë një shtetas rus të kërkuar nga Moska për “mashtrim” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>