Audio- incizimet Kusari Lila – Radojçiq, Kuvendi nesër me seancë të jashtëzakonshme

Audio-incizimet e Kusari-Lilës me Radojçiqin, Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të premten do të ketë seancë të jashtëzakonshme.
Kjo seancë pas audio-incizimet të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin.
“Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Sipas njoftimit seanca do të fillojë në ora 12:00.