Atletico shkurton diferencën me Barcelonën pas fitores ndaj Las Palmas

Atletico Madrid është afruar vetëm një pikë larg rivalit të madh të qytetit Real dhe gjashtë pikë ndaj liderit Barcelona, pas fitores ndaj Las Palmas sot si vendës 2:0, në kuadër të xhiros 12 të La Ligës së Spanjës në futboll.

Vendësit në “Riyadh Air Metropolitano” erdhën në epërsi përmes Giuliano Simeone në minutën e 37-të, pas asistimit të Nahuel Molina, ndërsa fitoren e vulosën shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes me golin e norvegjezit Aleaxander Sorloth.

Pas tri pikëve të reja, Atletico renditet e treta në tabelë me 23 pikë, një më pak se Real në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa prin Barcelona me 30 pikë, e cila pret sot si vendës rivalin e qytetit Espanyol që renditet në zonën e rrezikshme me vetëm 10 pikë.

Las Palmas mbetet në pozitën e 18-të me 9 pikë, pasuar nga Real Valadolid me 8 pikë dhe Valencia me 7 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker