Atletico-Real, formacionet zyrtare

Atletico Madrid ka gjithçka për të bërë në ndeshjen e dytë të UEFA Champions League ndaj rivalëve të qytetit Real Madrid, pasi humbi ndeshjen e parë 2-1 javën e kaluar në “Bernabéu”.

Ajo disfatë e zgjeroi sekuencën e tyre të ndeshjeve kokë më kokë pa fitore në katër ndeshje, kështu që presioni është mbi skuadrën e Diego Simeones pasi ata duhet të fitojnë të paktën me një gol epërsi për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

“Los Colchoneros” e presin me optimizëm këtë ndeshje pasi ata kanë humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit të UCL në shtëpi dhe janë të pamposhtur në ndeshjet me eliminim direkt të UCL në shtëpi që nga marsi 1997.

Te Reali ishte në dyshim paraqitja nga minuta e parë e lojtarit kryesor të skuadrës, Kylian Mbappe i cili së fundi pati një shqetësim muskular por që është rikuperuar me kohë dhe Carlo Ancelotti e ka aktivizuar atë si startues.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e zyrtare:

Atletico Madrid: Oblak, Llorente, Gimenez, Lenglet, Reinildo, Giuliano, De Paul, Barrios, Gallagher, Griezmann, Alvarez.

Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Rudiger, Mendy; Tchouameni, Modric, Bellingham; Rodrygo, Vinicius, Mbappe


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker