​Atletico Madrid pëson pas 15 fitoreve

Lideri spanjoll i La Ligës Atletico Madrid u mposht pas 15 fitoreve radhazi në të gjitha garat.

Në kuadër të xhiros 20 të La Ligës, skuadra madrilene u mposht nga Leganes me rezultat 1:0. Autor i golit ishte Matia Nastasiq në minutën e 49-të.

Me këtë fitore të bujshme, Leganes ngrihet në pozitën e 15-të dhe largohet nga zona e rrezikshme.

Skuadra nga veriu i Madridit me këtë fitore i bëri një favor të madh Realit, i cili nesër luan me Las Palmas dhe ka shanse të rrëmbejë kreun e tabelës.

Sulmuesi i Atletico Madrid Antoine Griezmann në minutën e fundit të ndeshje humbi penalltinë, pasi goditi dobët. Kjo është penalltia e tij e katërt e humbur në fanellën e skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër të xhiros së 20-të, Girona pësoi si vendës nga Seville me rezultat 1:2. Sonte luajnë edhe Real Betis-Deportivo Alaves dhe Getafe-Barcelona.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker