Atletico kthehet nga humbja dhe mposht Alaves, kalon përkohësisht Realin në renditje

Ndonëse humbnin deri në minutën e 76-të, futbollistët e Atletico mposhtën Alaves me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros 14, duke vazhduar serinë e mirë të kampionatit vendas, ku në shtatë ndeshje në Madrid arritën pesë fitore dhe dy barazime.

Ndonëse humbnin deri në minutën e 76-të, futbollistët e Atletico mposhtën Alaves me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros 14, duke vazhduar serinë e mirë të kampionatit vendas, ku në shtatë ndeshje në Madrid arritën pesë fitore dhe dy barazime.

Atletico ka kaluar të paktën përkohësisht Realin dhe është i dyti në renditje, por skuadra rivali nga Madridi ka dy ndeshje më pak.

Alaves kaloi në avantazh që në minutën e shtatë, kur Jon Guridi realizoi penalltinë. Edhe pse Atletico sulmonte vazhdimisht, mysafirët mbajtën epërsinë deri në minutën e 76-të. Më pas u akordua një penallti për vendasit dhe Antoine Griezmann shënoi për 1:1.

Atletico arriti fitoren dhjetë minuta më vonë kur De Paul bëri një asistim të bukur tek norvegjezi Sorloth për 2:1.

Në ndeshjen e parë të ditës së sotme, Valencia arriti vetëm fitoren e dytë sezonale, pasi si nikoqirë mposhti Betis me rezultat 4:2. Me këtë fitore, Valencia shpëtoi nga fundi i tabelës, ndërsa Betis mbetet në vendin e shtatë.

 


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker