Atiq: Nënshkrimi i peticionit u bë nën presionin e “Listës Serbe”

Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, lidhur me dorëzimin e peticionit me 4 mijë nënshkrime për shkarkimin nga posti i kryetarit të komunës në KQZ, tha se secili veprim që fuqizon qytetarin është i mirëseardhur, edhe pse, siç u shpreh ai, ironikisht sjellë shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Atiq bëri të ditur se peticioni ishte organizuar në ditët ë fundit të afatit të caktuar nga KQZ-ja. Sipas tij, shumica e nënshkruesve të peticionit kanë qenë të detyruar të bëjnë një gjë të tillë.

“Shumica absolute e tyre kanë qenë nën presion dhe të detyruar nga eksponentë të ‘Listës Serbe’ që të dalin dhe të nënshkruajnë peticionin”, deklaroi Atiq në RTK.

Ai vuri në dukje se zgjedhjet i shpall presidentja e vendit dhe dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri të vendit janë bërë pa presion nga institucionet e vendit.

Dorëheqjet e tyre, shtoi Atiq, janë bërë me qëllim të shkaktimit të trazirave në veri të vendit, duke luajtur lojën e viktimizimit dhe që tani po paguajnë pasojat e atyre veprimeve.

 Tutje, Atiq ka folur për aktivitetin e tij si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, në infrastrukturë dhe në çështje tjera që i përkasin kompetencave të komunës.

Ai ndër të tjera ka folur për ndalimin e ndërtimeve pa leje, të ndërtesave të larta për banim kolektivë, në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, leje për ndërtim.

Atiq u shpreh se ndjehet krenar për punën që ka bërë si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut. “Nëse ua kam bërë jetën qytetarëve sadopak më të lehtë, jam shumë i lumtur”, deklaroi ai.

Lajmet Atiq: Nënshkrimi i peticionit u bë nën presionin e “Listës Serbe” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>