Atiq: Kam protokoll si Kryeministri e Presidentja me mbrojtje të afërt dhe kerr të blinduar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se ka pasur atentat ndaj tij me granatë ushtarake, në qershor të vitit 2023 .

Ai ka rrëfyer se një muaj pasi e mori mandatin, dikush kishte sulmuar me granatë objektin e Komunës.

“Në fund të qershorit më duket, objekti i Komunës u sulmua me granatë ushtarake. Shteti i ka ato mënyrat e veta si operon, ma cakton protokollin e sigurisë, kam protokoll gati si të kryeministrit dhe presidentes, duhet me operu në terren me mbrojtje të afërt edhe kerr të blinduar”, tha Atiq, për Kallxo Përnime”.

Ai ka shtuar se në momentin e sulmit nuk ka qenë prezent në objektin e Komunës,

“Atë natë kam qenë jashtë kur e kam marrë lajmin, kam qenë jashtë Komunës. Edhe për shkak të situatës dhe punës, edhe unë, edhe kryetari Lulzim Hetemi i Komunës së Leposaviqit për shkak të specifikave edhe kemi banu në Komunë, e kemi shfrytëzu si shtëpi edhe kanë mendu që atë natë kam qenë aty”, ka thënë tutje Atiq.

Ai rrëfeu edhe për banesën e tij në pjesën veriore, e cila ishte uzurpuar për shumë vjet.

“Ka qenë e uzurpuar, diku nëse s’gaboj deri para 5 vjetëve me organizatën ‘Habitat’ dhe institucionet e tjera, e kemi liru prej uzurpatorëve, kemi pasë uzurpatorë që janë ndërru konstant si rrjedhojë është e pashfrytëzueshme, sepse duhen investime. Prej atëherë jetojmë me qira në Mitrovicë, Prishtinë, edhe Fushë-Kosovë”, tha tutje Atiq.

Ai ka treguar edhe për ofertat që i kanë pasur si familje për ta shitur banesën apo për ta këmbyer.

“I kemi rezistu ofertave për me shit banesën, se ka pas oferta goxha të mira. Banesa është 60m2, kanë ofruar shumë të ndryshme, 20 mijë, 30 mijë, 50 mijë euro, me bo këmbim me një banesë në Prishtinë, me një tokë me një fushë”, tha kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut. “Unë jetoj edhe në jug të Mitrovicës, operoj si aktivist, nuk di ndryshe, herë jam te shokët e mi atje herë te familja e herë në Fushë Kosovë”, ka thënë tutje ai.

Lajmet Atiq: Kam protokoll si Kryeministri e Presidentja me mbrojtje të afërt dhe kerr të blinduar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>